Botërori i vitit 2030 mund të zhvillohet në 3 shtete, zyrtarizohet edhe kandidatura e Ukrainës si vend organizator

Ukraina i është bashkuar Spanjës dhe Portugalisë në garën për të organizuar Kupën e Botës 2030. Lajmi është dhënë nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Ata thanë se vendimi i shpallur në një konferencë për shtyp në selinë e UEFA-s, kishte mbështetjen e plotë të organit drejtues të futbollit evropian dhe gjithashtu të qeverive spanjolle, portugeze dhe ukrainase.

“Jam i bindur se tani oferta jonë është shumë më e mirë se më parë. Futbolli është universal dhe nëse është i aftë të ndryshojë jetën e njerëzve në kaq shumë mënyra, duhet të përdoret gjithashtu për të bërë mirë,” shtoi Luis Rubiales, numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Në garë për të “rrëmbyer” organizimit e Botërorit të vitit 2030 janë edhe Maroku, që konkurron i vetëm, Argjentina, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili, të cilat mendojnë të organizojnë Botërorin e parë në 3 kontinente.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *