Bordi ndryshon sërish çmimet e produkteve ushqimore, “fluturon” vaji dhe orizi, ja sa do të shitet në treg

Bordi i Transparencës së Ushqimeve ka vendosur çmimet tavan për 4 produkte të shportës si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli.

Nga çmimet e reja rezulton se vaji i lulediellit nuk njeh pik duke pësuar kështu një rritje prej 60 lekësh për litër krahasimisht me vendimin e fundit, si dhe orizi kokërrgjatë është rritur me 5 lekë për kg, ndërsa çmimet për dy produktet e tjera, sheqerin dhe miellin janë ulur lehtë.

Pra, sipas vendimit të Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura, këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ; 121 lekë/kg për sheqerin (1 kg);

381 lekë/litër për vajin e lulediellit; 79 lekë/kg për miellin masiv. Ky vendim dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë.

Në vendimin e datës 5 Prill, çmimet tavan të shitjes ishin 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg) ;123 lekë/kg për sheqerin (1 kg); 321 lekë/litër për vajin e lulediellit; 90.5 lekë/kg për miellin masiv.

Çmimet tavan nga 30 Prilli

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

381 lekë/litër për vajin e lulediellit

79 lekë/kg për miellin masiv

Çmimet tavan nga 5 Prilli

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 lekë/kg për miellin masiv.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *