‘Bordi i akreditimit është i pavarur’/ Rama-pedagogëve: Reformën e autorësisë e bëtë vetë mos na akuzoni

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim me pedagogët lidhur me kërkesat e këtyre të fundit.

Rama tha se bordi i akreditimit të Universiteteve është i pavarur dhe se qeveri nuk ndikon në vendimet e këtij të fundit.

Sakaq shtoi se tarifat e akreditimit janë pjesë e autorësisë dhe se pedagogët nuk duhet të akuzojnë qeverinë lidhur me reformën që kanë bërë.

“Të ftojmë bordin e akreditimit dhe të shohim faktet. Ne nuk themi gjë por mund t’ju ndihmojmë, bordi është i pavarur. Të bëjmë një ballafaqim dhe ju t’i ballafaqoni faktet se pse zgjasin këto procese dhe si mund të përshpejtohen. Tarifat për akreditimit është pjesë e autorësisë, pasi kur bëtë reformën nuk e bëtë për vete. Ne nuk na akuzoni dot por prapë e shohim. Ju e  bëni dhe doni ta zhbëni, mos të bëjmë gjëra të momentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *