Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se rrjedhja e dokumenteve të inteligjencës ukrainase, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me aleatët dhe partneritetin e sigurisë. Ai tha se ka pasur vlerësim për masat e marra nga SHBA pas rrjedhjes së informacioneve sekrete.
“Rrjedhja e dokumenteve inteligjencës së Pentagonit, ku përfshiheshin informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me aleatët tanë dhe partneritetin e sigurisë. Ne jemi angazhuar me aleatët dhe partnerët tanë që kur u shfaqën këto rrjedhje, dhe ne e kemi bërë këtë në një nivel të lartë,” tha ai. Me sa kam dëgjuar deri më tani, ka një vlerësim për hapat që po bëjmë dhe nuk ka asnjë pasojë për bashkëpunimin tonë”- u shpreh Blinken.