Blindohet Pekini, qytetarët detyrohet të kryejnë teste kundër koronavirusit

Autoritetet kineze kanë zbutur disa kontrolle pas demonstratave në dhjetëra qytete të mëdha dhe në Hong-Kong, por nuk ka treguar gatishmëri për heqje dorë prej strategjisë “zero-COVID” që ka ngujuar miliona kinezë në shtëpi dhe banesa për muaj me radhë.

Në shenjën më të madhe të pakënaqësisë publike për dekada me radhë, turma të zemëruara prej kufizimeve kundër virusit, u mblodhën në fundjavë në protesta në disa pjesë të Kinës.

Disa prej tyre kanë bërë thirrje që të japë dorëheqje presidenti komunist, Xi Jinping.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar shumë protestues dhe kanë shtuar masat.

Në Pekin, janë parë më shumë makina policie në zonën ku qytetarët u mblodhën të dielën mbrëma për të demonstruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *