Bislimi pas takimit në Bruksel: Petkoviç tha se i intereson vetëm Asociacioni

Kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur mbi takimin e sotëm në Bruksel me palën serbe. Ai tha se qëllimi i këtij takimi ishte për t’u qartësuar se ku ndodhet i gjithë procesi. Sipas tij, sot nuk bëhej fjalë për pritshmëri rezultatesh.

”Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit. Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona… pala serbe ka thënë se ‘ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjell [Miroslav] Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë”, deklaroi Bislimi siç shkruan televizioni publik, dhe sipas të cilit, situata në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorët për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe. Në fokus të bisedimeve ishte tema e të zhdukurve në luftë dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi nuk ka patur një rezultat konkret lidhur me çështjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *