Bilanci i 2022; mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta/ Ministrja Kushi: Nuk i përmbushim ende 100% nevojat

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi  dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi po zhvillojnë sot një konferencë për bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti. Kushi ka renditur arritjet e vitit 2022 për arsimin duke përmendur se po punohet për të rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe si dhe abetaren e përbashkët unike Shqipëri-Kosovë.

“Në bashkëpunim me universitetet janë hapur programe të reja për mësues ndihmës për nxënës me aftësi ndryshe. Nuk i përmbushim 100% nevojat por shpresojmë që shumë shpejt mësuesit të jenë të gjithë të arsimuar me shërbim special. Qëllimi është edhe t’i kualifikojmë e trajnojmë që puna e tyre të jetë më cilësor. Kemi ndërhyrë edhe te punonjësit psiko social që të jetë shërbim i standartizuar. Kemi 880 punonjës psikosocial. Ka ndërgjegjësim të rritur nga nxënësit dhe prindërit për cilësinë e këtij shërbimi.

Jam krenare që këtë vit hapëm shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Edhe abetarja e përbashkët unike është punë e bërë me shumë përkushtim” – tha Kushi.

Ministrja përmendi se gjatë vitit që lamë pas janë rikonstruktuar 25 shkolla dhe ambjente sportive dhe janë rindërtuar 79 godina arsimore e kopshte. Ajo veçoi edhe 12 shkollat e reja të Bashkisë së Tiranës që arritën të hapeshinm të cilat i quajti investime shumë të mira e me perspektivë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *