Biden: Trumpi është një rrezik për demokracinë

 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë, një ditë pasi shpalli kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, se mund të mos jetë i vetmi që mund ta mposhtë Donald Trumpin, por e njeh mirë dhe është i njohur me mënyrën se si funksionon ish-presidenti.

“Ndoshta nuk jam i vetmi, por e njoh mirë dhe e di rrezikun që ai paraqet për demokracinë tonë. E kemi parë më parë”, ka thënë Biden.

Duke publikuar kandidaturën e tij, Bideni u zotua për të mbrojtur liritë amerikane nga “ekstremistët” e lidhur me Trumpin, ndërsa përmendi edhe sulmin e janarit 2021 mbi Capitolin.

Biden sqaroi se do të kandidonte sërish edhe nëse Trumpi nuk do të kishte kandiduar, duke thënë se vlerësimi i tij pozitiv aktualisht është i ngjashëm me atë të paraardhësve të tij.

“Kam menduar shumë përpara se të vendos të kandidoj dhe ndihem mirë, jam i emocionuar dhe mendoj se jemi në prag të një kthese”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se ka ende punë për të bërë për të pozicionuar Shtetet e Bashkuara të jenë “ekonomikisht dhe politikisht të sigurta për një afat të gjatë”.

“Unë mendoj se ne duhet ta kryejmë punën”, ka thënë Biden.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *