Betonieria  përplas motorin, dëmtohet rëndë 40-vjeçari

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të TEG-ut,  ku një motor është përplasur nga një betoniere, dhe si për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.

Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *