Berishës i ngel hatri me Metën, Balla i del ‘krah’ presidentit në ikje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar presidentin në ikje Ilir Meta i cili nënshkroi lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shefi  si shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke i hapur rrugë kandidatit të tij për President, nga jashtë vendit.

Berisha u shpreh:

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me çelës Parlamentin, nuk ma dha fjalën.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e cilësoi Berishën si fantazmë , por ndërkohë e cilësoi vendimin e presidentit Meta si proces tereshit kushtetues.

“Fantazmat kanë gjithmonë një problem me gjeografinë se lëvizin nëpër territore. Por të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare por turke, është si të thuash deti i Shqipërisë është e Greqisë. Apo si kjo Gjykata e Parisit të jetë amerikane. Është proces tërësisht kushtetues. Kuvendi sot ka pritur me seriozitet procedurën.” tha Balla.

Një retorikë të cilën kishim kohë pa e dëgjuar.

Kjo i hapi rrugë votimit në parlament ku ditën e djeshme u votua me 78 vota pro 4 kundër dhe 1 abstenim. Bajram Begaj është zyrtarisht kreu i ri i shtetit shqiptar.

Opozita nuk votoi me arsyen se ky votim është në kundërshtim me Kushtetutën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *