Berisha: Vendi ka nevojë jetike për një elitë të re politike

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka prezantuar paraditen e sotme “Librin e punëve të mirë të Partisë Demokratike”, një udhërrëfyes për demokratët dhe shqiptarët.

Në fjalën tij Berisha u ndal në arritjet që kjo forcë politike ka bërë kur ishte në pushtet, ndërsa theksoi se 10 vitet e fundit për Shqipërinë kanë qenë një kohë e ndalur. Ai theksoi se vendi ka nevojë jetike për një elitë të re politike.

“Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, njohu edhe prapa-kthehu.

Shqipëria, që në vitin 2013 ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, u katandis sërish në vendin më të varfër me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20 përqind të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike.

Vendi ka nevojë jetike për një elitë të re dhe kjo elitë ekziston” – tha ndër te tjera Sali Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *