Berisha thirrje qytetarëve për protestën: Do ta përzëmë këtë bandë nga pushteti

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka bërë thirrje qytetarëve  që t’i bashkohen protestës së opozites me 12 nëntor.

Sipas kryedemokratit Rama duhet të mbajë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë.

“Si mund të rrini ju me këta, apo rrini se mund të përfitoni që biftekun 1 mijë, ti 500. Sigurisht nuk të bën përshtypje.  E lumturuar, por ku i gjete ato para!? Ne e kemi thënë që në fillim se këta nuk kanë reformë, por mendojnë si të mbajnë karrigen e tyre. 12 nëntor është dita e qytetarëve, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë për të përzënë këtë bandë nga pushteti. E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm.
U thotë shqiptarëve se ato flurimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete. U thotë shqiptarëve se kam promovuar avionët ‘Air Albania’ në një kohë që kompania ka 3 vite që nuk dorëzon bilancet, është e falimentuar. A ndjeni ndonjë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë, të ju pyes unë ju. Para atyre që u kanë votuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *