“Berisha tentoi të kthente në bunker PD-në”, Basha: Është koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një lidhjeje direkte me emisionin “Pikat mbi I” i kërkoi falje demokratëve për atë që ndodhi më 8 janar,.

Ai tha se e gjitha është orkestruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndër të tjera, Basha falënderoi demokratët që u thërritën në protestë për fasadë, e kur u bënë dëshmitar të dhunës, atëherë u distancuan.

“Mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës. Ai u përpoq të bënte realitet atë që paralajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. U përpoq ta bënte këtë në mënyrën më të shëmtuar. Këtë se meritonte PD.

Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Kjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët. I falenderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.

I falenderoj ata që u thërritën si fasadë dhe panë që kriminelët nisën dhunën, u distancuan. I kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve, uroj që ato pamje të mos mbesin gjatë në kujtesë. Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve. Është koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *