Berisha: Të hënën do ta bllokojmë fuqishëm Parlamentin

Opozita do të bllokojë parlamentin ditën e hënë. Ashtu sikur pritej, skenarin e ka zyrtarizuar vetë Sali Berisha mesditën e sotme në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit. Për skenarin, nëse do të ketë grevë urie apo lëvizje tjetër, ish-kryeministri preferoi që ta mbante sekret.

“Ditën e hënë shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të opozitës për të drejtat Kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Kjo është betejë pa kthim. Ndiqeni dhe do i mësoni LIVE të gjitha aspektet e saj” tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ilir Meta gjatë konferencës së sotme duke justifikuar aksionin. “Nuk është opozita që ka bllokuar parlamentin, pro qeveria që ka kapur parlamentin dhe e ka shndërruar në një noter të saj, që ka asgjësuar parlamentarizmin dhe ajo që pozita po lufton është që parlamenti të zhbllokohet, të përmbushë funksionet e tij” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *