Berisha: Pasuritë po shfrytëzohet nga klientët e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me intektualët e Pukës, ku ka deklaruar se pasuritë e këtij rajonit po vidhen nga klientët e qeverisë.

Më tej ai hedhur akuza drejtë kryeministri Rama teksa tha që e hoqi qëllimisht taksen ndaj kompanive, pasi ka marrë para nga ato.

“Është një vjedhje e madhe që iu bëhet qytetarëve. Ju jeni rrethi me kontributin më të madh të energjisë elektrike në vend dhe keni rrjetin më të dobët. Ju nuk përfitoni asnjë qindarkë nga energjia që prodhohet nga ky rreth.

Ju keni pyjet më masive në Shqipëri. Kush kujdeset për to? Nga të gjitha pasuritë, pyjet janë  ato që trashëgohem, po këtë pasuri po e shkatërrojnë njerëzit e partisë.

Minierat e Munellës po helmojnë lumin Fan.

Çfarë përfitohet nga këto pasuri? Këto pasuri po i përfitojnë klientët e qeverisë. Qeveria hoqi rentin. Rent është një taksë që iu faturohet kompanive që shfrytëzonin burimet natyrore, një pjesë të fitimit të ua kalonin komunitetit. Po këtë pasuri e hoqi Rama. Po pse e hoqi? Pasi nga këto kompani i shkuan me siguri çanta me para”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *