Berisha: Opozita po lufton për qytetarët!

Pas ndërprerjes së seancës plenare, ku shkak ishte dhuna fizike mes deputetëve të PD-së dhe PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi në dhunim flagrant të Kushtetutës pasuron anëtarë të familjes së tij. Ndërsa shtoi se opozita po bën një betejë të fortë për qytetarët në Kuvend.

“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend. Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore. Kjo betejë është pa kthim. Nuk vazhdohet më tutje. Carlo Bollino ju mashtron, merr tezat nga Edi Rama. Unë nuk po përdor parlamentin. Parlamentin e kam përdorur gjithmonë për qytetarët. Ai ka rrëmbyer 5 mijë metra katrorë për të ndërtuar me Edi Ramën pallatin” , tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *