Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur me Bullgarinë. Berisha ka kërkuar falje në emër të kombit Shqiptarë për fjalorin e kreut të qeverisë.
“Liderat evropian i qortonte për sanksionet ndaj Rusis sepse sipas tij Putin është hero, kjo është arsyeja se ata qeverisen nga një Putin i vogël me emrin Aleksandër Vuçiç. Edi Rama si një vasal i shpifur qortoj dhe përdori fjalë fyese se ata nuk marrin parasysh qëndrimet e Serbisë ndaj Rusisë. Pse?
Aleksandër Vuçiç i mbronte vet interesat e tij. Për sulme me rëndësi komuniste.
Do ta quaja një skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë. Të paktën në 32 vitet e fundit ka të regjistruar qindra marrëveshje bashkëpunimi turpi të mbuloj Edi Ramën që sulmon një vend mik. Çdo lider i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq ka qenë pranë Kosovës në luftën që i hapi Serbia. Në emër të kombit Shqiptar i kërkojmë falje Bullgarisë se ky nuk është mendim i shqiptarëve dhe deklaratat e Ramës nuk përfaqësojnë popullin”, tha Berisha