Berisha: Koha e Ramës që sillej si padron ka marrë fund! Opozita e vërtetë është ndryshe

Ish-kryeminitri, Sali Berisha ka folur këtë të premte në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, për më tepër rrëzimin e rezolutës së gjenocidit në Bosnje.

Berisha tha se është një lojë e turpshme ajo që po bëhet në Shqipëri, si dhe koha kur Rama sillej si padron ka marrë fund.

“Ky është një akt i papërgjegjshëm. Cila është arsyeja që Rama nuk refuzon ardhjen e rusve në Shqipëri. A nuk është lojë e turpshme që po bëhet në vendin tonë. Heqja e vizave për kriminelët rus që vrasin në Ukrainë. Unë e garantoj Ramë se koha që sillej si padron ka marrë fund. Opozita e vërtetë është krejt tjetër, nuk do pajtohet me veprat e narkoshtetit, Ramën. I bëj thirrje shqiptarëve, të ngrihen në idealet e tyre dhe të gatshëm për të gjithë reagimet”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *