Berisha jep direktiva të qarta për protestën: Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në seli.

“Përgëzojmë deputetët që kanë firmosur në ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Siguroj se Komisioni ynë do bëhet gjithçka për të zbardhur çdo detaj veprimtarin kriminale të Ramës, McGonigal në Shqipëri, Marko Rosit, dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se jo vetëm në këtë fushë, por dhe në aspekte të tjera kanë luajtur me interesat jetike të SHBA.

Mos prisni nga SKAP i partisë, Gonigal është ulur këmbëkryq me të. Ne kemi thirrur më 11 protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *