Berisha i vë kusht Ramës: Largo urgjent ambasadorin rus nga Shqipëria!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas fjalës që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti  në Kuvend.

Berisha kërkoi të anulohen vizat për të gjithë rusët që duan të vijnë në Shqipëri. Si dhe të largohet urgjent nga Shqipëria ambasadori rus nga vendi ynë dhe tërheqjen e ambasadorit tonë në Moskë.

“ Imagjinoni vrasës, përdhunues të vinë e të dynden në plazhet tona të marrin veten. Një fyerje e rëndë për shqiptarët, ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie. Kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në historinë e tyre të gjatë ndaj edhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rusë që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë, dhe tërheqjen e ambasadorit tonë nga Moska dhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *