Berisha: Harta e ‘Ballkanit të Hapur’ e bën publikisht Kosovën pjesë të Serbisë, Rama e konfirmoi

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim online me diasporën.

Berisha tha se harta e ‘Ballkanit të Hapur’ e bën publikisht Kosovën si pjesë të Serbisë.

Sakaq shtoi se shqiptarët po blejnë çdo ushqim 107% më shtrenjtë se bashkimi Evropian, ku dhe bëri thirrje për bashkim në protestën e 7 korrikut.

“Harta e Ballkanit të Hapur, paraqiste publikisht Kosovën si pjesë të Serbisë. Rama e ka publikuar, por tha se ja publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt u quajt Jugosllavia e Vjetër plus Shqipërinë. Kjo do të thotë se Ballkanin e hegjemonis Serbia, si dhe kundërshton nismën e Berlinit. Nuk po ndalem më në listën që po përballet vendi. Sot shqiptarët po blejnë çdo ushqim 107% më shtrenjtë se bashkimi Evropian”, tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *