Berisha flet me shifra: Nga 2014 deri më sot 27% e shqiptarëve janë larguar nga vendi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se kryeministri Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë e duhet të largohet një orë e më parë.

Në një konferencë për mediat, duke iu referuar shifrave Berisha tha se nga viti 2014 deri më sot, 27% e shqiptarëve janë larguae nga vendi.

“Ky është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, nëpërmjet patronazhistëve dhe grupeve të tjera terroristë të kuq, nëpërmjet bandave kriminale. Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama në raport me interesin kombëtar të shqiptarëve e ka marrë vesh sot çdo shqiptar në vend dhe jashtë. Deklaratat e tij se do të zëvendësojë punëtorët shqiptarë me ata nga Bangladeshi, deklaratat se nuk lejon në universitet nxënësit që kanë mbaruar me nota të ulëta se do marrë studentë nga jashtë, deklaratat e tij se ikin dhe fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit të politikë së Cubrulloviçit. Nga 2014 deri më sot janë larguar nga Shqipëria 27% e shqiptarëve. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të jenë larguar nga vendi 27% e shoqërisë. Rama është një anti-shqiptar i pakorrigjuar”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *