Berisha e shtyu nga Foltorja, Alibeaj bën komentin EPIK: S’po rrezikoj më se…

Kryetari i PD Enkelejd Alibeaj kaloj një moment jo të këndshëm ditën e sotme në Parlament ku u shty  nga ish-kryeministri Sali Berisha  për ti marr radhën e fjalës. Alibeaj nuk ka kundërshtuar në ato momente ndonse u pa tensioni në mimikën e fytyrës .

Por më pas e ka marr me sportivitet dhe me një batutë nga vendi dhënë dhe një batutë duke qeshur tha: Nuk po dal aty se me siguri rrezikoj ndonjë histori që vjen dikush që më zë foltoren. Se i jap kënaqësinë atij që iku. Ai trimi i madh. E patë, e tha se zarfat do i çojë atje ku e kanë vendin. U bë jeshil iku, eja këtu! Kjo është pyetja që do ta ketë, derisa të dalë cullak. O po, o jo. Ai di shumë gjëra. Erdhi me idenë për të krijuar një lloj diversioni brenda opozitës. Janë ata shpirtrat e lirë. Flamurin amerikan e ka prekur ai gjithmonë. Bujrum fol tani. Ta kanë shkuar e zeza mbi të bardhë. Emrat mund t’i diskutosh ti, je duke shijuar vota të krimit të organizuar. Vjen këtu si gjeli majë plehut, po doni të vini, po të doni jo. Kur do i japësh përgjigje raportit të DASH? Kaq e thjeshtë është pyetja

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *