Berisha: Do përgjysmojmë çmimin e naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet barra fiskale e naftës do të përgjysmohet.

Në një takim me banorët e Prrenjasit, Berisha tha se çmimi i naftës në Shqipëri është kaq i shtrenjtë për shkak të 250 mijë tonë karburant që kalojnë pa doganë. Ai shtoi se dy nga zotimet solemne të PD-së janë ulja e taksave të naftës dhe subvencionim 100% i transportit publik.

“Nafta do të përgjysmohet, barra fiskale është zotim solemn i yni. Nuk ka diskutim që ka një spekulim të madh. Nuk ka diskutim që janë sipas statistikave mbi 250 mijë tonë kontrabandë dhe prandaj paguhet nafta kaq shtrenjtë këtu. Ka dhe një gjë tjetër, ky ka vendosur një taks absurde, të paimagjinueshme, sa është taksa në Shqipëri është çmimi në shitje në SHBA. Me taksën që taton ky ajo shitet në pompë, në benzinatë atje. Kjo taksë nuk ekziston kund në botë, do të përgjysmohet, sikundër do të subcencionohet 100% transporti publik, për të lehtësuar lëvizjen”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *