Berisha çon juristët në KQZ, kërkesë për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Berisha ka hedhur hapin e radhës në drejtim të zgjedhjeve të 14 majit.

Zyra e shtypit e Berishës bëri të ditur se dy juristë do të depozitojnë në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Berishës.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *