Berisha: Biden nuk do të ndërhynte kurrë në gjykatat e një vendi të NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka komentuar deklaratat e kryministrit Rama  për SPAK në Asamblenë e PS-së, gjithashtu sipas tij me deklaratat e bëra edhe Yuri Kim ka vepruar në kundërshtim me lprotokollin e Washington.

Berisha tha se “po të mos kishte ndërhyrë dy javë më parë në vendimin e gjyqtares Blerina Muça”, e cila i dha të drejtë grupit të Alibeajt që ankimoi vendimin e Agron Zhukrit për 11 dhjetorit, mund ta vlerësonte një qëndrim të tillë.

“Kur e di që ndërhyri me të gjithë autoritetin e saj, të merret një vendim të shkruhet ligji në gjykatë, të merret një vendim që s’është marrë kurrë, nuk është shpallur kurrë palë ai që s’ka qenë palë. Unë nuk mund të kem një vlerësim të veçantë, në radhë të parë është zonja që duhet të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë të këtij vendi, dhe jo sapo reagohet të dilet të thuhet se përfaqëson Presidentin e SHBA.”

Berisha theksoi gjithashtu se për presidentin e SHBA-ve ka respekt të palëkundur.

“E kam thënë që kur u zgjodh që është mik i kombit shqiptar dhe nuk besoj që kreu i SHBA, është që përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në një proces gjyqësor në një vend anëtar të NATO-s. Ajo ndërhyrje e bërë, që e pranoi dhe vetë ishte një atak i madh kundër pluralizmit në Shqipëri. Nëse qeveria amerikane janë të interesuara për fakte konkrete, ua jap pa asnjë diskutim. S’mund ta besoj kurrë që qeveria amerikane, të jenë për të diktuar vendimet anti-ligjore gjykatësve në Shqipëri,” shtoi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *