Berisha bën akuzën e fortë: Vrasësi i kenianes “fle” në qeveri

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha deklaroi se dosja e vrasjes së të resë keniane në Tiranë nuk po zbardhet pasi, “vrasësi fle në qeveri”. Ai theksoi se institucionet e drejtësisë kontrollohen nga Partia Socialiste teksa krimi, sipas tij “ka hyr gjer në palcë”.

Berisha: “SKAP-i nuk ka guxuar të hapë dosjen e kenianes, sepse vrasësi “fle” në qeveri. SKAP-i është krejtësisht seksion i PS. Gjykatësit janë më kriminelë se çdo kriminel tjetër, por këta janë prapë gjykatës të partisë. Por, kjo nuk do të thotë që ne do të heqim dorë sepse qëllimi ynë është funksionimi i shtetit ligjor.

Çdo javë, aty mbyllen dosje. Çdo javë, eksponentë të PS paraqesin akuza false. Me ligj, akuzuesi i rremë duhet proceduar dhe kurrë nuk është proceduar nga SKAP-i i partisë, qoftë për të treguar se nuk mund të shkelmohen nga kushdo. Megjithatë, ne kemi dërguar dhe do të dërgojmë vazhdimisht dosje aty”/A2Cnn

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *