Berisha apel KQZ-së: Auditoni aparaturat e votimit elektronik, do ndjekim hapat ligjore

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me rezultatin e deri tanishëm në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, pra Kamëz, Vorë dhe Elbasan, ku sipas KQZ kryesojnë kandidatët e mazhorancës.

Ai i ka bërë thirrje KQZ që të auditojë aparaturat, ndërsa shtoi se me ligj rezultatet në këto bashki konsiderohen paraprake.

Ai shtoi se do ndiqen të gjitha hapat ligjore në këtë rast.

“Për këto rezultate ka pasur kundërshtime të plotë. KQZ të bëjë auditimin e aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta kur dyshohet në devijimin e rezultatit dhe si mund të trajtohet dyshimi për një rast të tillë PD do kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve. Ku dyshohet do bëhet verifikimi.

Janë raportuar 3 raste në votimin elektronik ku është votuar për një kandidat dhe në monitor i ka dalë kandidati tjetër. Kjo kërkon auditimin e aparaturës. Cilido që ka dyshim për transformimin e vullnetit të tij të bëjë verifikimin me fletën e printuar.

Votimi elektronik, rezultati konsiderohet me ligj rezultat paraprak.
jam besim plotë në rezultatin e zgjedhjeve, po ndjekim e kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze të ndodhura”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *