Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se dekreti nga kreu i shtetit është firmosur në konsullatën shqiptare në Turqi, që konsiderohet tokë shqiptare.
“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë”, tha Balla.