Berisha akuza Ramës: Je i vetmi që krijon sipërmarrje personale me paratë e shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama është kryeministri i vetëm që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka firmosur kontrata në kundërtim me ligjet e vendit.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, pushtetin e tij.

Edi Rama është kryeministri i vetëm që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesëve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit. Sipërmarrja e Edi Ramës është e vetmja në Europë më imunitet të plotë”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *