Bënte thirrje për sulme terroriste, Gjykata lë në qeli Gentian Çollakun

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gentian Çollakun, 45-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë me akuzën e nxitjes së akteve terroriste. Çollaku u vu në pranga nga Antiterrori me kërkesë të SPAK, pas një hetimi i cili kishte nisur në Shkurt të 2021.

45-vjeçari i cili rezultoi të kishte disa profile në rrjetet sociale, shpërndante aty postime pro ISIS dhe luftës së shtetit Islamik. Postimet e tij në një nga profilet datojnë që në vitin 2015.

“Vdisni me atë mllef tuajin”, “Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se kemi ushtarë të cilët nuk flenë”, shkruhet në dy prej postimeve të të arrestuarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *