Belindi deputet ndërsa Klausi hajdut forex/ Vetëm miqësia e lidh Këlliçin me Shaqirin?

A është Belind Këlliçi njëri ndër “shefat” që drejton një rrjet të gjerë call centerash forex në Tiranë nëpërmjet një strukture të mirëorganizuar?

 

Këta në foto janë deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe një shoku i tij i ngushtë që quhet Klaus Shaqiri.

Po t’i pyesësh se çfarë i lidh me njëri tjetrin, të dy të thonë se i lidh miqësia dhe politika.

Belindi e ka katapultuar Klaus Shaqirin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, edhe përse Klaus Shaqiri figuron inspektor shëndetësor në qeverinë e Edi Ramës.

Belind Këlliçi del dhe bërtet me të madhe se qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo hallkë të saj. Që nga koka e deri në nëpunësin më të thjeshtë.

Këtu biem dakord me Belindin. Edi Rama ka një qeverisje të korruptuar dhe kriminale që mban në gjirin e saj persona që me “badgen” e zyrtarit dhe me disa njofje e 5 lek poshtë e përpjet, vjedh miliona nga qytetarët europianë.

Dhe ky është rasti i Klaus Shaqirit. Inspektorit të Shëndetësisë i cili së bashku me vëllain e tij kanë ndërtuar disa celula në anglisht, italisht dhe gjermanisht dhe vjedhin ku e si të munden.

Aktivitetin kriminal, jo atë zyrtar por këtë të vjedhjes me forex, Klaus Shaqiri e ka kamufluar me kompaninë FINANTEX e themeluar më 1 qershor 2021. Si origjinë kapitali është vënë Italia, ndërkohë kapitali është vetëm 100.000 lek. Pra Klaus Shaqiri nuk i kishte në Shqipëri 1000 euro por iu desh t’i merrte nga Italia.

Cili është në të vërtetë kapitali i FINANTEX?

Cili është në të vërtetë aktiviteti i FINANTEX?

Sa miliona janë transferuar nga llogaritë bankare në Shqipëri te FINANTEX drejt bankave Italiane?

Cili ka qënë motivacioni i këtyre lëvizjeve?

A është Belind Këlliçi njëri ndër “shefat” që drejton një rrjet të gjerë call centerash forex në Tiranë nëpërmjet një strukture të mirëorganizuar?

-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *