Pak kohë para mbylljes së afatit zyrtar të votimit, kryedemokrati Basha është prononcuar për mediat. Ai i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e humb këtë mundësi.
Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar – faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë.
Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha juaj. Është koha e Shqipërisë. Edhe një orë për të marrë në dorë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni!”, tha Basha.