BE dërgon 2 helikopterë për zjarret në Shqipëri, reagon Basha: Mik i mirë në kohë të vështirë

Disa minuta më parë Bashkimi Evropian konfirmoi zyrtarisht se drejt Shqipërisë do të nisen 2 helikopterë, një nga Çekia dhe një nga Holanda, për të ndihmuar Shqipërinë në fikjen e zjarreve.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar  kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka përshëndetur Bashkimin Europian pas lajmit se unioni ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

 “Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështirë”, shkruan Basha

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *