BDI: Incidenti i inskenuar nga Aleanca – VMRO – Levica. Kreu i opozitës: Tentuan të më eliminonin

BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se “dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup”.

 

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.

Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  ka thënë se ka kohë që merr informacione se është dashur të likuidohet.

Ai shton se e gjithë kjo ishte vendosur nga qeveria, pasi policia nuk ishte aty në momentin që u shfaq grupi dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *