Bashkia e Tiranës vijon punën me asfaltimin e rrugëve

Bashkia e Tiranës ka vijuar me ndërhyrjet kapilare nëpër lagje për asfaltimin e rrugëve. Ekipet e punës së Bashkisë kanë punuar këto ditë për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në disa segmente, si: Rruga “Llambi Bonata”.

Rruga “Jordan Misja”,  Rruga “3 Dëshmorët”,  Rruga “Marubi”,  Rruga “Gjergj Legisi”, Rruga “Siri Kodra”,  Rruga “Ligor Lubonja”, Rruga “Fadil Adusha”,  Rruga “Vangjush Furrxhi”.

Kujtojmë se kryetari i rizgjedhur i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë fushatës ka premtuar se këtë mandat një vëmendje të veçantë do të marrin ndërhyrjet nëpër lagje, për të çuar asfaltin deri  në shtëpinë më të largët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *