Banorët e Bërxullës kritika Ramës e Ballukut: Asnjë reagim, trup për këtë qeveri

Të indinjuar banorët e Bërxullës gjatë protestës së kësaj të diele nuk kanë kursyer kritikat edhe për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila sipas tyre i ka injoruar kërkesat, duke mos reaguar fare edhe pas paralajmërimeve për vetëflijim. Banorët kanë shigjetuar edhe Kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama para ca ditësh shkoi në Angli për të kërkuar zgjidhje te anglezi. Shqiptarët i ka masakruar. Ky shet është vetëm për të vjedhur. Ku janë Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe Ervis Berberi. Turp të kenë, çfarë qeveritarësh kemi ne. Turp për këta ministra dhe këta qeveri. Me votat e popullit ka ardhur Edi Rama, dikur thonte Berisha nuk zbriste nga kali, tani është Rama që nuk zbret nga kali”, tha një banor.

“Belinda Balluku nuk reagon fare. Çfarë pret ajo, çfarë i kushton të sjellë një përfaqësues? Ta anulojnë rrugën, këta s’kanë virtyt njerëzor. Edhe atë post që kanë marrë, nuk e bëjnë dot. Belinda Balluku ka kapur majat, por do hidhet, ka për ta hedhur Zoti. Është edhe nënë, e pafytyrë” tha një tjetër banore.

 

Banorët janë shprehur të dëshpëruar se nuk kanë kujt t’i drejtohen më për problemet e tyre, në një kohë ku dhe vetë shteti u ka kthyer shpinën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *