“Bandat me uniformë terrorizuan banorët”, Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

Kryedemokrati Sali Berisha nga një konferencë për mediat nga selia blu, ka hedhur akuza të forta kundrejtë kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për aksionet e tyre antidrogë në Lazarat.

Berisha tha se Rama dhe Tahiri kanë bërë krime kundër njerëzimit në Lazarat, ku kanë terrorizuar banorët e këtij fshati. Gjithashtu ai theksoi se shumë shpejt do të mbledh skuadra për denoncuar këto krime.

“Nga një qendër ë rëndësishme që po konsolidohej,, sot aty dominonte mungesa e studentëve dhe boshatisja e Universitetit. Në një farë mënyrë, të gjitha masat e qeverisë po e çonin Gjirokastrën drejt braktisjes së thellë.

U ktheva më i impresionuar se kurrë  nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova në vizitën time në Lazarat?

Konstatova se Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë bërë krime kundër njerëzimit në Lazarat. Në këtë fshat, janë bërë krime me operacionet e tyre antidrogë. Badat me uniformë, nuk kanë nguruar ti vendosin tytën e automatikut fëmijëve të vjeçar, nënës që mbronte fëmijët e saj, kryeplakut të fshatit se kishte bërë detyrën e tij., dhe banorëve të tjerë që Lazarati nuk e ka parë në tërë ekzistencën e tij.

Në Lazarat, janë të dhënat se Rama dhe Tahiri ka  bërë krime kundër njerëzimit dhe unë i garantoj banorët se shumë shpejt do të mbledhim skuadra për denoncuar këto krime”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *