Balluku ndan disa këshilla praktike për të kursyer energji elektrike

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me krizën energjetike.

Balluku në ‘Facebook’ ka ndarë disa këshilla praktike për të kursyer energji elektrike, ku thekson se vetëm kështu mund të ndryshohet standardi i jetës sonë.

Njoftimi i plotë:

Ne, së bashku, duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e energjisë me çdo veprim të vogël në përditshmërinë tonë.

Fikja e dritave kur dalim nga dhoma, mbajtja e kondicionerit në temperaturë optimale apo larja e rrobave në temperaturë mesatare, janë veprime të vogla që nuk ndryshojnë standardin e jetës sonë, por nëse kryhen nga të gjithë ne, japin një efekt të madh në ruajtjen e energjisë.

⚡Kursejmë energjinë që ta kemi!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *