Ballsh/ Shembet muri i stadiumit, zë poshtë disa makina

Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit.

Burime për mediat bëjnë me dije se një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” është shembur për shkak të shirave që kanë renë orët e fundit.

Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *