‘Ballkani i Hapur’/ Rama: Ftuam Greqinë e Italinë por me ndjesën elegante s’morën pjesë

Kryeministri Edi Rama nga samiti i ‘Open Ballkan’ deklaroi se vendet pjesëmarrëse i kanë bërë ftesë Greqis e Italisë për t’ju bashkuar nismës.

Rama tha se është e rëndësishme që vendet t’i bashkohen nismës, ku theksoi që shpreson që Greqia e Itali të vijë në samitin që do të mbahet në Tiranë.

Sakaq ka falënderuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për panairin e Verërave që u mbajt dje në Beograd, ku shtoi se ai eveniment hap dyert për një tjetër potencial të madh ekonomik.

“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria. Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohet në Ballkani i Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Evropën po kaq i rëndësishëm sa është  Evropa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë. Vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe pamë së bashku dhjetëra shefa të kuzhinës në vendet tona. Dua të falënderoj Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore dhe në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës në një hapësirë ku përtej asaj që duket u zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe politik”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *