Balla vizitë në Bukuresht: Rumania është pro hapjes së negociatave

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim zyrtar në Rumani, ku është pritur nga Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun, njëkohësisht përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rumania është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, është shprehur Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *