Balla nga Kuvendi: Faleminderit qytetarëve që vendosën t’i lajnë rrobat me 30 gradë

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me krizën energjetike.

Balla nga Kuvendi tha se fasha për 800 KË është në rregull dhe se nuk duhet të jetë vetëm për familjarët por dhe për bizneset.

Balla nga ana tjetër ka falënderuar qytetarët që kanë dëgjuar thirrjet për t’i larë rrobat me 30 gradë.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kë u mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin.

Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar te Përputhen. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *