“Babai i Zenit, duhet të shkojë për ngushëllim të baxhanaku”, Gazmend Bardhi reagon ndaj akuzave të Berishës

Gazmend Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit ditën e sotme në seancën plenare.

Me anë të një postimi në “Twitter” Bardhi thotë se Berisha para se të lëshojë akuza më parë duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008.

Sipas tij koha kur çdo punë  kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendimin  e DASH në 19 maj 2021.

Postimi i Bardhit:

Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *