“Avullon” Fran Frrokaj doli nga salla e gjyqit sapo u dënua, kërkime intensive në Shkodër dhe Lezhë

Ish-kryebashkiakut i Lezhës, Fran Frrokaj nuk po gjendet nga Policia.

Sot, Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin me 3 vite burg për, Fran Frrokaj i cili duhet të ishte arrestuar, por kjo neglizhencë tashmë ka ngjallur dyshimin për një arratisje të mundshme.

Që prej orës 13.00 të pasdites së sotme, askush nuk di asgjë se ku ka përfunduar Fran Frrokajn, ndërkohë që Policia po e kërkon duke ushtruar kontrolle në Shkodër dhe në Lezhë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, të dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Frrokaj u dënua fillimisht me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë. Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *