Autobusi përlaset me motorin, plagoset 25-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur rreth orës  18:20, në Mesopotam, Finiq, ku një autobus është përplasur me një biçikletë dhe si për pasojë, ka mbetur e dëmtuar  një 25-vjeçarja që udhëtonte me motomjetin.

“Një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *