Aurela Basha prek me fjalët për të atin, publikon foto me të: Ishte…

Pak ditë më parë bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Aurela Basha humbi babanë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shprehur falënderimet për të gjitha mesazhet ngushëlluese që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Aurela Basha e përshkruan me fjalë prekëse të atin, për të cilin thotë se ishte ‘burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie’.

‘Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt’,- shkruan ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *