“Audi” përplaset me kamionçinën, dy persona mbeten të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, pranë fshatit Balldre. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një kamionçinë.

Dy personat e plagosur janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *