Atentati në Vlorë/ Zbulohet emrat e dy policëve që ishin objektiv i ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku iu është bërë një atentat me armë zjarri dy efektivëve të policisë, fatmirësisht pa të lënduar.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. U mësua se një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.

Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani./Ballkanweb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *