Atentati i dështuar në Elbasan, dërgohen për ekspertim gjurmët e gishtave të gjetura në BMW

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për ekspertim tre profile gjurmë gishtash dhe një profil AND-je të gjetur në automjetin tip ‘BMWX6’. Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve që po kryhen lidhur me atentatin e mbetur në tentativë, i cili u zbulua nga policia.

Me anë të gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN-së pritet të zbardhet identiteti i personave të tjerë që mund të kenë përdorur makinën tip ‘BMW’. Në këtë të fundit në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe me benzinë me të cilat mendohet se do të bëhej djegia e mjetit pas kryerjes së atentatit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *